TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2024, 07:30

Lufta në Gaza, Erdogan: Kundërshtojmë politikat hipokrite të liderëve perëndimorë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Erdogan: Kundërshtojmë politikat hipokrite të

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se po ndjek me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë lidhur me masakrat në Gaza.

Gjatë fjalimit të tij për ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve të Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID), ai shtoi se këto politika prej vitesh ligjërojnë për demokraci dhe liri.

“Ashtu siç kemi refuzuar islamofobinë, ksenofobinë dhe të gjitha llojet e racizmit kulturor, refuzojmë në të njëjtën mënyrë edhe antisemitizmin”, tha presidenti turk duke shtuar se “Jemi duke ndjekur me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë, të cilat me vite na ligjërojnë për demokraci dhe liri, lidhur me masakrat në Gaza”.

“Turqia ka shfaqur qëndrim të mprehtë dhe të guximshëm jo vetëm ndaj çështjes së islamofobisë dhe ksenofobisë por edhe në krizën e Gazës që po ndodh që 7 muaj”, tha presidenti Erdogan.

Ai theksoi se gjithmonë kanë mbajtur në rend dite gjenocidin që Izraeli po zbaton ndaj vëllezërve të tyre në Gaza.

“Pavarësisht nga presioni i lobit global sionist ne mbrojmë qëndrimin që kemi”, vijoi Erdogan.

“Kufijtë e demokracisë perëndimore përcaktohen nga interesat e Izraelit. Çdo gjë që prek interesat e Izraelit është antidemokratike dhe antisemitike në sytë e tyre”, përfundoi Erdogan.

Lini një Përgjigje