
Izraeli i ka dhënë Hamasit një javë kohë për të pranuar një marrëveshje pengjesh ose për të nisur sulmin e premtuar prej kohësh në Rafah, ndërsa organizata palestineze vonoi të përgjigjej, duke shpresuar të arrijë kushte më të mira që do të siguronin mbijetesën e saj.
Sipas zyrtarëve, Egjipti ka punuar me Izraelin për një propozim të rishikuar të armëpushimit që i paraqiti Hamasit fundjavën e kaluar.
Udhëheqja politike e Hamasit pritej të konsultohej me krahun e tij ushtarak në Gaza dhe të kthehej me pozicionet e veta.
Megjithatë, Yahya Sinwar, udhëheqësi ushtarak i grupit në Gaza, i cili besohet se fshihet në tunele në enklavë dhe merr vendimet përfundimtare, nuk është përgjigjur.
Një pushtim izraelit i Rafahut do të rrezikonte qindra mijëra jetë dhe do t'i jepte një goditje të madhe operacioneve të ndihmës në të gjithë enklavën, ka paralajmëruar Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Në të njëjtën kohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi planet emergjente që po përgatit për këtë rast.
Lini një Përgjigje