TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2023, 08:34

Një tërmet 6.6 ballë shkund Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Një tërmet 6.6 ballë shkund Rusinë

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregun lindor të Kamçatkas në Rusinë e largët. Sipas EMSC, tërmeti goditi në një thellësi prej 100 km (62.13 milje).
Lëkundjet u ndjenë në qytetin e Petropavlovsk-Kamchatsky rreth orës 15:06 me orën lokale të hënën. Shërbimi gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse tha se tërmeti ishte 6.9 ballë dhe goditi afër gjirit Avacha në bregun juglindor të Gadishullit Kamçatka.

Kujtojmë se ky është tërmeti i dytë në rajonin e Kamçatkas brenda një muaji, pasi një tërmet 6.1 goditi bregdetin jugor të Gadishullit Kamçatka më 8 mars.

Një tërmet 6.6 ballë shkund Rusinë

Lini një Përgjigje