TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2023, 08:19

Fitorja e Milatoviç në Malin e Zi, provokojnë mbështetësit e presidentit të ri: Kosova është Serbi!

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e Milatoviç në Malin e Zi, provokojnë

Ka shpërthyer festë gjatë orët të vona të mbremjes së djeshme para selisë së partisë “Evropa Tani”, pasi Jakov Milatoviç arriti që të fitonte zgjedhjet përballë Milo Gjukanoviç në Malin e Zi.

Siç raportojnë mediat serbe, përkrahësit e Milatoviç, një politikan pro serb, mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi”, dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”.

Qendra për Tranzicionin Demokratik tha se 60 për qind e zgjedhësve votuan për Milatoviç, ndërsa presidenti aktual, Milo Gjukanoviç fitoi 40 për qind të votave.

Duke shpallur fitoren në selinë e lëvizjes së tij në Podgoricë, Jakov Milatoviç, 37 vjeçar, tha se kjo “është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet”.

Milo Gjukanoviç, 61 vjeç, i cili ka shërbyer herë si kryeministër e herë si president i Malit të Zi për 33 vjet, pranoi humbjen duke e uruar zotin Milatoviç.

“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, tha zoti Gjukanoviç.

 

jakov milatoviç

Lini një Përgjigje