Katari është shtëpia e bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe rreth 8,000 qytetarë amerikanë jetojnë atje.
Irani ka nsiur hakmarrjen ndaj SHBA-së për sulmin ndaj bazave të saj bërthamore dy ditë më parë. Agjencia e lajmeve Reuters raporton për një seri shpërthimesh mbi Doha, kryeqytetin e Katarit dhe në Irak. Nga raportimet e para mësohet se Irani ka lëshuar 6 raketa në drejtim të bazës amerikane Ajrore Al Udeid dhe asaj Ain al Asad në Irak.
Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo raportuam është një operacion i quajtur "shpallja e fitores". Raketat kanë synuar bazat amerikane në Katar dhe Irak, shtoi raporti. Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktivizuar në bazën ajrore Ain al Asad në Irak dhe atë të Katarit. Nuk raportohet për dëme e as për viktima.
Katari është shtëpia e bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe rreth 8,000 qytetarë amerikanë jetojnë atje. Kjo është edhe arsyeja përse Teherani zgjodhi të sulmonte këtë bazë të parën.
Një diplomati perëndimor paralojmëroi që nga mesdita e sotme se ka pasur një kërcënim të besueshëm kundër bazës ajrore al Udeid në Katar që vinte nga Irani. Si kundërmasë, Katari mbylli hapësirën e saj ajrore vetëm pak orë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të paralajmëruan qytetarët e tyre atje të strehohen.
Ndërkohë që më herët, një zëdhënës televiziv iranian ka paralajmëruar se deri në 50,000 ushtarë amerikanë do të kthehen në Washington në "arkivole" pasi Donald Trump hodhi në publik mundësinë e ndryshimit të regjimit në Teheran. Irani paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se duhet të presin "pasoja të rënda pas goditjes së centraleve të saj bërthamore.
SHBA-të kanë pritur përgjigjen e Iranit ndaj sulmeve të saj në centralet e saj bërthamore, dhe al Udeid ishte një nga opsionet më ekstreme që mund të kishin zgjedhur.
Vendosja në shënjestër e al Udeidin nga Irani në rast se do të ketë viktima amerikane, do të provokojë një reagim të madh të SHBA-së dhe më shumë rrezik, Presidenti Trump do të përfshihet në një konfrontim më të gjatë.
Lini një Përgjigje