TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2025, 17:39

“Bashkëpunimi ynë është i pathyeshëm”, Moska i del në mbrojtje Teheranit: Irani ka të drejtë të vetëmbrohet

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkëpunimi ynë është i pathyeshëm”,

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov deklaroi se Irani ka të drejtën e plotë për vetëmbrojtje dhe e quajti partneritetin strategjik midis Moskës dhe Teheranit si të pathyeshëm.

I pyetur nëse Irani kishte kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia, Ryabkov i tha agjencisë së lajmeve Interfax se Moska bashkëpunon me Iranin në shumë fusha dhe do të ishte e papërgjegjshme të zbulonte detaje të mëtejshme rreth bashkëpunimit të tyre.

Që kur SHBA-të bombarduan tre impiantet bërthamore të Iranit, disa zyrtarët të lartë rus kanë dalë në mbrojtje të Tehranit duke shprehur se sulmi ishte i pajustifikueshëm dhe duke shtuar se iranianët kanë të drejtë të vetëmbrohen.

Lini një Përgjigje