TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2024, 22:15

Netanyahut i “dridhet toka nën këmbë”, mbi 300 mijë protestues ”pushtojnë” Tel Aviv-in, thirrje për armëpushim në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahut i “dridhet toka nën këmbë”, mbi 300

Izraelitët janë shumë të zemëruar dhe kanë mllef ndaj Netanyahut. Lutjen ndaj qeverisë izraelite për të rënë dakord për një marrëveshje, e kanë kthyer në zemërim.

Më shumë se 300 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tel Aviv pas vrasjes së gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi.

Qytetarët e revoltuar, kanë bërë thirrje që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, ku konkretisht kërkojnë lirimin e pengjeve.

Organizata “Forumi i Familjeve të Pengjeve” shkroi në rrjetin social X se populli i Izraelit "kërkon kthimin e vëllezërve dhe motrave tona", duke publikuar një foto nga protesta masive.

Netanyahut i “dridhet toka nën këmbë”, mbi 300
Izraelitët ndezin zjarr gjatë protestës në kryeqytet

Në fotot e publikuara shihen njerëz duke ndezur zjarre, ndërsa të tjera mbanin në duar pankarta ku shkruanin: “Ktheni pengjet në shtëpi".

Protestuesit kanë bllokuar rrugët e qytetit, ndërsa kanë bllokuar kalimin me automjetet e tyre. Protesta nisi disa orë pas homazheve për trupat e gjashtë pengjeve të cilët u gjetën të vdekur në Gaza.

Netanyahut i “dridhet toka nën këmbë”, mbi 300
6 pengjet izraelite që u gjeten të vdekur në Gaza

Si shkak i presionit të ushtruar ndaj kabinetit të Netanyahut nga protestuesit, ministri i Financave i Izraelit Bezalel Smotrich i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të paraqesë një kërkesë urgjente në gjykatë për të bllokuar një grevë të përgjithshme e cila është planifikuar ditën e nesërme.

Bezalel Smotrich tha se greva do të kishte pasoja të rënda ekonomike dhe do të shkaktonte dëme të panevojshme në ekonomi në kohë lufte. Greva është thirrur më herët nga lideri i sindikatës Histadrut - sindikata më e madhe në vend.

Aktivisti Arnon Bar-David bëri thirrje për grevën njëditore për të ushtruar presion mbi qeverinë e Benjamin Netanyahut dhe për të rikthyer pengjet e mbetura që mbahen në Gaza.

Gjithashtu edhe qindra, mijëra punëtorë që përfaqëson sindikata, prodhuesit, universitetet dhe sipërmarrësit kryesorë të Izraelit në sektorin e teknologjisë së lartë e mbështetën gjithashtu grevën.

Ndërsa aeroporti kryesor i vendit, Ben Gurion, pritet të mbyllet nga ora 08:00 me orën lokale.

Korrespondenti i “Sky News” për Lindjen e Mesme Alistair Bunkall ndodhet në Tel Aviv mbrëmjen e sotme, i cili po raporton lidhur me protestën masive kundër Netanyahut.

Netanyahut i “dridhet toka nën këmbë”, mbi 300
Mbi 300 mijë protestues bllokojnë autostradën kryesore të kryeqytetit izraelit

Ai shprehet se qindra mijëra njerëz ndodhen tashmë në rrugë, por nuk do të habitej nëse shifrat arrijnë në 500,000, ashtu siç janë paralajmëruar organizatorët.

"Kam folur me njerëz dhe shumë prej tyre kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Izraelit dhe do të qëndrojnë gjithë natën vetëm për të qenë pjesë e kësaj proteste", thotë Bunkall.

Ai shton se izraelitët janë shumë të zemëruar dhe kanë mllef ndaj Netanyahut. Sipas gazetarit, lutjen ndaj qeverisë izraelite për të rënë dakord për një marrëveshje, e kanë kthyer në zemërim.

Ata akuzojnë Netanyahun për vendosjen e politikës mbi pengjet dhe vendosjen e kushteve në marrëveshjet e armëpushimit me të cilat Hamasi nuk do të pajtohet kurrë.

Netanyahu sigurisht e mohon këtë, por ka rreziqe brenda kabinetit të tij”, shton Bunkall.

Vetë ministri i tij i mbrojtjes Yoav Gallant, ka deklaruar publikisht se Netanyahu duhet të ndryshojë vendimin e tij për të mbajtur forcat izraelite në Gaza”, përfundoi ai./ Përshtati "Pamfleti", nga "Sky News".

Lini një Përgjigje