TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2024, 20:58

Papa Françesku sërish thirrje për armëpushim në Gaza: Lironi pengjet, poliomieliti emergjencë shëndetësore!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku sërish thirrje për armëpushim në Gaza:

Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për një armëpushim në Gaza, ku ai theksoi se poliomieliti tani është një emergjencë shëndetësore.

Ai bën thirrje gjithashtu për lirimin e pengjeve dhe shpëtimin e njerëzve.

“Mendimet e mia për konfliktin në Palestinë dhe Izrael, i cili rrezikon të përhapet në qytete të tjera palestineze. Unë apeloj që të mos ndalen negociatat dhe të pushojnë menjëherë zjarri, të lirohen pengjet dhe të shpëtohet popullata në Gaza, ku po përhapen edhe shumë sëmundje, përfshirë poliomielitin”, tha Papa i Kishës Katolike Romake.

Lini një Përgjigje