TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2024, 16:40

Sulmi me thikë në Gjermani, tre gra shqiptare ndaluan agresoren: Vendin e mbuloi gjaku, ishte e tmerrshme

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me thikë në Gjermani, tre gra shqiptare ndaluan agresoren:

Të premten një grua gjermane sulmoi udhëtarët në autobusin për Siegen dhe plagosi gjashtë persona.

Tragjedia mund të kishte qenë shumë më e madhe, por në autobus ishin edhe tre gra shqiptare të cilat sipas DË kanë evituar shtimin e tragjedisë.

Në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane sulmoi njerëzit në autobus me thikë dhe plagosi gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën.

Sipas kryebashkiakut, tragjedia mund të kishte qenë edhe më e madhe por tre gra ndaluan agresoren evituan që ngjarja të merrte përmasa më të mëdha.

Njëra nga gratë shqiptare ka treguar për DË se si kanë arritur ta ndalojnë agresoren.

“Kemi qenë në autobus duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një britmë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxjerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi marrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbe… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët… ishte tmerr”, tha ajo.

Lini një Përgjigje