TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2024, 15:55

Mali i Zi, nën “kthetrat” e Aleksandër Vuçiçit!

Shkruar nga Pamfleti
Mali i Zi, nën “kthetrat” e Aleksandër
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç (majtas) dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç (djathtas)

Sot, Vuçiç ose BIA kontrollon shumicën e mediave malazeze.

Mali i Zi duket se është zhytur totalisht nën ndikimin serb. Përveç politikës e cila ka nisur të japë shenja të qarta se po anon drejt Serbisë së Aleksandër Vuçiçit, edhe mediat duket se kanë rënë pre e ndikimeve të Beogradit.

Këtë gjë e konfirmon gazetarja rajonale e vlerësuar me çmime dhe autore e emisionit “Aritmia”, Tamara Nikçeviç, e cila një intervistë për “The Geopost” theksoi se mediat më me ndikim në vend, kontrollohen nga Vuçiç.

Sipas saj, kontrolli i shumicës së mediave me ndikim në Mal të Zi nga strukturat e lidhura me regjimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kanë karakter kryesisht të natyrës politike dhe jo ekonomike.

Sigurisht që po flasim për ndikim politik. Mali i Zi është një treg i vogël dhe të gjithë e dimë se atje nuk ka ndonjë përfitim të veçantë ekonomik. Pra, është thjesht ndikim politik. Sot, Vuçiç ose BIA kontrollon shumicën e mediave malazeze. Është sekret publik që këto televizione, gazeta dhe portale janë të integruara, shumë shpesh nga një qendër koordinohen dhe bien dakord se kush ku do të jetë mysafir, kush ku dhe si të lëshojë çdo lloj lajmi të rremë, i cili më pas transmetohet nga të tjerët.

Ndryshe nga Serbia, ku mediat e kontrolluara, nga njëra anë, nga Vuçiçi, nga ana tjetër nga Dragan Sholak apo Dragan Gjilas, kanë një politikë editoriale pothuajse identike për sa i përket rajonit, veçanërisht Malit të Zi dhe Kosovës, si dhe prioriteteve të Politika e jashtme e Serbisë, në Mal të Zi keni dallim të qartë mes mediave të BIA-s dhe mediave që kritikojnë politikën e qeverisë. Këto të fundit nuk janë aq të fuqishme, por nuk do ta nënvlerësoja ndikimin e tyre”, shprehet ajo.

Më tej Nikçeviç shton se ndikimi është aq i madh sa në disa prej mediave më shumë flitet për Serbinë politikën e saj dhe presidentin Aleksandër Vuçiç sesa për problemet e vetë Malit të Zi. Sipas gazetares në këto media audiencës i paraqitet figura e Vuçiçit si ajo e një personi të mirë dhe lideri perfekt.

Të gjithë kalorësit mediatikë të apokalipsit nga rajoni, të gjithë luftënxitësit dhe errësira janë atje. Ose kohët e fundit kam dëgjuar radion serbe në Mal të Zi, e cila në emisionet e saj qendrore të lajmeve jo vetëm që jep më shumë informacion nga Serbia – ku Vuçiç është sigurisht më i miri dhe më i bukuri”, shton gazetarja malazeze.

Nikeviç thekson gjithashtu se autoritetet në Mal të Zi nuk po bëjnë sa duhet për ta luftuar këtë fenomen dhe për të zhbërë ndikimin serb në Mal të Zi. Kjo sipas saj për vetë faktin se ky ndikim shkon për shtat interesave të atyre që drejtojnë shtetin.

Autoritetet nuk bëjnë asgjë, as që bëhet fjalë. Kjo lloj situate mediatike u përshtatet saktësisht atyre. Puna e disa mediave lokale, për shembull, nuk ndikohet vetëm nga autoritetet e nivelit të qytetit ose të shtetit. Besoj se kjo nënkuptohet. Gazetarët e këtyre mediave dëshmojnë se janë të detyruar të plotësojnë të gjitha dëshirat e funksionarëve vendorë, drejtorëve apo sekretarëve të sekretariateve të qytetit. Kështu duket liria e medias në interpretimin e atyre primitivëve”, deklaron ajo.

Në fund, Nikçeviç tregon gjithashtu edhe për sfidat me të cilat përballen gazetarët që kritikojnë autoritetet, duke përfshirë ngacmimet dhe presionet e vazhdueshme.

Ne kemi punuar profesionalisht, jemi përpjekur të punojmë profesionalisht pavarësisht sulmeve dhe etiketimeve nga pushteti, partitë politike, përfaqësues të institucioneve, grupe të rrezikshme kriminale e të tjera”, përfundoi ajo./Përshtati “Pamfleti” nga “The Geopost”

Lini një Përgjigje