
Kamala Harris ka reaguar për luftën në Rripin e Gazës dhe vrasjen e 7 pengjeve.
Ajo ka dënuar ashpër sulmet e cila shprehet se kjo organizatë kriminale është e pamëshirshme teksa shtoi se Hamas ka gjak amerikan në duart e tij.
"Me këto vrasje, Hamasi ka gjak amerikan në duart e tij. Ata janë një organizatë terroriste dhe me këto vrasje, unë dënoj ashpër brutalitetin e vazhdueshëm të tij, ashtu si e gjithë bota, që nga pengmarrja e deri në masakrën e 1200 njerëzve”, shkruan nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara dhe kandidatja për Shtëpinë e Bardhë për Partinë Demokratike, Kamala Harris.
Përveç Harris, ka reaguar gjithashtu edhe presidenti Joe Biden ku është shprehur se udhëheqësit e Hamasit do ta paguajnë për krimet e tyre.
“Në një tunel nën Rafah, forcat izraelite gjetën gjashtë trupa pengjesh. Udhëheqësit e Hamasit do të paguajnë për këto krime. Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve të tjera, mes tyre ishte edhe trupi i pajetë i izraelito-amerikanit, Hersh Goldberg-Polin", tha Biden.
Lini një Përgjigje