
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ushtarët dhe komandantët izraelitë ndodhen tani në Rripin e Gazës dhe janë të shpërndarë kudo.
“Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më morale në botë”, tha Netanyahu duke iu përgjigjur kritikave.
Ai u shpreh se forcat e Izraelit po marrin masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke përdorur njerëzit e tyre si mburoja.
Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 7600 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimin e territorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 40% e viktimave ishin fëmijë.
Lini një Përgjigje