
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili, ku pesë emigrantë humbën jetën pasi u përmbyt varka me të cilën ishin duke udhëtuar.
Trupat e pesë viktimave u gjetën sot nga roja bregdetare. Brigjet italiane përdoren për të kaluar emigrantët nga vendet e Afrikës drejt Evropës.
Mbrëmjen e djeshme, 95 emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Siria, mbërritën në Lampeduza me dy varka.
Lini një Përgjigje