TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Tetor 2023, 14:34

Bombardimet në Gaza, Erdogan thirrje Izraelit: Ndalo menjëherë sulmet, po vriten civilë të pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti

Bombardimet në Gaza, Erdogan thirrje Izraelit: Ndalo menjëherë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë këtë çmenduri dhe t'i japë fund sulmeve ndaj objektivave në Gaza, ndërsa forcat izraelite intensifikuan sulmet në territorin palestinez.

Izraeli njoftoi një operacion të zgjeruar tokësor, pasi ndërpreu komunikimet dhe krijoi një mbyllje thuajse të informacionit në Rripin e Gazës.

"Bombardimet izraelite në Gaza u intensifikuan natën e kaluar dhe sërish synuan gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm dhe përkeqësuan krizën e vazhdueshme humanitare.

Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri dhe t'i japë fund sulmeve të tij", tha Recep Tayyip Erdogan në platformën "X".

Izraeli është zotuar për pushtim të mundshëm tokësor të Gazës pasi militantët e Hamasit më 7 tetor kryen sulme në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë mbi 200 pengje.

Mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përfshirë edhe afër 3.000 fëmijë, sipas autoriteteve në Gazë.

Erdogan po ashtu inkurajojë një dalje më masive në një tubim në mbështetje të palestinezëve në Stamboll të paralajmëruar për sot nga partia AKP.

Gjatë dy dekadave në pushtet, Erdogan vazhdimisht ka pasur qëndrim në mbështetje të palestinezëve, por vitin e kaluar ai po ashtu vendosi të përmirësonte raportet diplomatike me Izraelin dhe në shtatorin e kaluar u takua për herë të parë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, më herët gjatë javës ai anuloi një vizitë të planifikuar në Izrael, duke thënë se shkak i anulimit është lufta “çnjerëzore” kundër militantëve të Hamasit në Gazë, që ai i përshkroi jo si grup terrorist, por si “çlirimtarë” që luftojnë për tokën e tyre. Këto deklarata të tij u dënuan nga Qeveria izraelite.

erdogan izrael bombaridme gaza

Lini një Përgjigje