![]()
Presidenti turk, Erdogan, u është bashkuar protestave pro Palestinës. Sot në Stamboll po mbahet një marshim kundër sulmeve të Izraelit dhe Erdogan ka qenë i ashpër. Ai ka sulmuar Izraelin, teksa i ka akuzuar për krime ndaj njerëzimit.
Në fjalën e tij ai përsëriti pretendimet se Izraeli ishte një pushtues i Palestinës dhe bëri sërish komente rreth statusit terrorist të Hamasit.
“Unë e ritheksoj se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Izraeli u ofendua shumë nga kjo… Izraeli është një pushtues. Turqia nuk të ka asnjë borxh ty”, tha Erdogan duke iu drejtuar Izraelit.
Sipas vlerësimeve, në tubim morën pjesë qindra mijëra njerëz.
Ndërkohë që më herët këtë të shtunë Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të ndalë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve në Gazë.
“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare”, shkroi Erdogan në X.
Lini një Përgjigje