
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se një numër i madh terroristësh të Hamasit ishin vrarë në sulmet ajrore dhe në disa përleshje me trupat brenda Gazës...
Izraeli duket se ka nisur operacionin tokësor në Gaza.
Avionët luftarakë izraelitë bombarduan veriun e Gazës gjatë mbrëmjes të së premtes dhe të shtunën, duke goditur më shumë se 150 tunele nëntokësore dhe bunkerë të grupit terrorist Hamas, ndërsa tanket dhe forcat e tjera u futën në Rripin e Gazës në një inkursion të kufizuar por të zgjatur, tha ushtria.
Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha të shtunën pasdite se lufta kishte "hyrë në një fazë të re", duke nënvizuar aktivitetin e shtuar të forcave tokësore brenda Gazës.
“Toka u drodh në Gaza. Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë, duke sulmuar terroristët e të gjitha rangjeve, në të gjitha vendet. Lufta do të vazhdojë deri në një njoftim tjetër", shtoi ai.
Shpërthimet nga sulmet e vazhdueshme ajrore ndriçuan qiellin mbi qytetin e Gazës për orë të tëra pas natës të së premtes. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se një numër i madh terroristësh të Hamasit ishin vrarë në sulmet ajrore dhe në disa përleshje me trupat brenda Gazës. Në mesin e të vrarëve ishte kreu i të ashtuquajturit grup ajror të Hamasit, Issam Abu Rukbeh.
מטוסי קרב תקפו הלילה כ-150 מטרות תת-קרקעיות בצפון רצועת עזה. במהלך התקיפה חוסלו מחבלים של ארגון הטרור חמאס והושמדו מנהרות לחימה, מרחבי לחימה תת-קרקעיים ותשתיות טרור תת-קרקעיות נוספות>> pic.twitter.com/cEJ5zqOA0l
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) October 28, 2023
“Ministria e Mbrojtjes ka "besim absolut" te zyrtarët ushtarakë të ngarkuar me operacionin. Izraeli është plotësisht i përgatitur për të luftuar çdo kërcënim nga vendet e tjera. Kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër, do të jetë një luftë e gjatë. Ne do të duhet të jemi të durueshëm, do të jemi mbi të gjitha sfidat dhe vështirësitë si individë si kolektiv, si udhëheqje”, tha ministri, Yoav Gallant.
Ndërsa këtë mbrëmje doli në një konferencë shtypi dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu. Edhe ai konfirmoi nisjen e operacionit tokësor, duke parlajmëruar luftë të gjatë.
“Dje, trupat hynë në Gaza nga "portat e së keqes". Qëllimi "suprem" i operacionit është "të mposhtim plotësisht armikun vrasës dhe të garantojmë ekzistencën tonë si shtet. Ka momente në të cilat një shtet përballet me dy opsione - të ekzistojë ose të mos ekzistojë. Izraeli po bën "çdo gjë që mundet" për të shmangur viktimat civile, përpara se të akuzojë Hamasin për krime lufte”, tha Netanyahu.
Ndërkohë CNN raporton se aeroplanmbajtësja amerikane USS Dwight D. Eisenhower dhe grupi goditës ka kaluar nëpër ngushticën e Gjibraltarit, duke hyrë në Detin Mesdhe.
Ky është grupi i dytë i sulmeve ajrore në Mesdhe. Grupi sulmues USS Gerald R. Ford ndodhet aktualisht në Mesdheun lindor, në brigjet e Izraelit.
SHBA po kërkon t'u dërgojë një mesazh të fortë kundërshtarëve për të parandaluar përhapjen më të gjerë të konfliktit në rajon. Rreth 900 trupa amerikane janë vendosur ose janë duke u vendosur në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve të rritura në rajon, njoftoi Pentagoni këtë javë, pasi më parë vendosi afërsisht 2,000 trupa me urdhra gati për t'u vendosur. /Pamfleti
Lini një Përgjigje