TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2026, 12:28

Netanyahu nuk pyet për armëpushim: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

Shkruar nga Pamfleti
Netanyahu nuk pyet për armëpushim: Izraeli do të sulmojë
Benjamin Netanyahu

Izraeli do të godasë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme.

Kështu ka deklaruar kryeministri izraelit, një ditë pas sulmeve ajrore vdekjeprurëse izraelite në Liban. 

"Ne vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë, precizion dhe vendosmëri", shkroi ai në llogarinë e tij X. 

"Mesazhi ynë është i qartë: kushdo që sulmon civilët izraelitë do të goditet. Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme derisa të kemi rivendosur plotësisht sigurinë për banorët e Izraelit verior", shtoi ai.

Netanjahu gjuthashtu tha se pati dakordësi me Amerikën për armëpushimin, por se mbeten të gatshëm në çdo moment nëse është e nevojshme për ndërhyrje, siç tha ai, “me gishtin në këmbëz".

"Irani sot është një vend më i dobët se në çdo kohë më pare. Shteti i Izraelit ka arritur gjëra të jashtëzakonshme, gjëra që deri vonë dukeshin plotësisht të paarritshme. Irani është më i dobët se kurrë. Izraeli është më i fortë se kurrë. Ky është thelbi i fushatës deri më tani. Ne jemi të gatshëm të kthehemi në luftë në çdo kohë, nëse është e nevojshme, me gishtin në këmbëz". Armëpushimi i përkohshëm u ra dakord me Izraelin; amerikanët nuk na surprizuan në momentin e fundit. Ky nuk është fundi i luftës, por një hap në rrugën për të arritur të gjitha objektivat tona. Nëse nuk do të kishim nisur operacione kundër Iranit, ai do të kishte zotëruar prej kohësh armë bërthamore dhe mijëra raketa për të shkatërruar Izraelin dhe për të kërcënuar vetë ekzistencën tonë. Ne e kemi kthyer regjimin terrorist me vite prapa. Materiali i pasuruar do të largohet nga Irani, qoftë përmes një marrëveshjeje ose përmes rifillimit të luftimeve. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord për këtë pikë", tha kryeministri izraelit.

 

netanyahu nuk pyet për armëpushim

Lini një Përgjigje