TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2026, 10:37

Mister fati i Naim Qassem, vritet bashkëpunëtori i tij më i afërt; Izraeli eleminon drejtuesit e Hezbollah

Shkruar nga Pamfleti

Mister fati i Naim Qassem, vritet bashkëpunëtori i tij më i

Një sulm izraelit gjatë natës ndaj Hezbollah, ka lënë të vdekur Ali Yusuf harshi, që konsiderohet si bashkëpunëtori më i afërt i kreut të organizatës, Naim Qassem. Ndërkohë mbetet mister fati i këtij të fundit, mes informacioneve izraelite që ai mund të jetë eleminuar, por që nuk kanë marrë një konfirmim nga Hezbollahu.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit në X njoftuar se " Na'im Qassem, kreun e organizatës terroriste Hezbollah, në Bejrut, wshtw eleminuar. Një sërë infrastrukturash terroriste u sulmuan mbrëmë në Libanin jugor. Forcat Mbrojtëse të Izraelit goditën dhe neutralizuan Ali Yusuf Harshi, sekretar personal të organizatës terroriste Hezbollah dhe nip të Na'im Qassem , dje në zonën e Bejrutit".

Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, dhe luajti një rol qendror në menaxhimin e zyrës së tij dhe në ofrimin e sigurisë së tij. Gjatë natës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit goditën dy kalime kyçe të përdorura nga terroristët e Hezbollahut për të lëvizur nga lumi verior në atë jugor Litani në Liban, duke transportuar mijëra armë, raketa dhe lançues. Përveç kësaj, u sulmuan afërsisht 10 objekte magazinimi armësh, lançues dhe seli të përdorura nga Hezbollahu në Libanin jugor.

Hezbollahu sulmoi Izraelin pas vdekjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në ditën e parë të luftës. Izraeli është zotuar të përgjigjet me forcë dhe që atëherë ka kryer sulme ajrore që kanë vrarë më shumë se 1,000 njerëz. Izraeli tashmë i kishte dobësuar aftësitë ushtarake të grupit dhe e kishte goditur atë me një seri vrasjesh që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023.

Pavarësisht një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit në vitin 2024, pas më shumë se një viti luftimesh, Izraeli ka kryer sulme të rregullta kundër asaj që e ka identifikuar si objektiva të Hezbollahut në Liban. Ai e akuzon grupin se kërkon të riarmatoset.

Hezbollahu refuzoi të çarmatosej sipas një propozimi të SHBA-së që synonte zgjatjen e armëpushimit. Qassem kërcënoi menjëherë Izraelin, duke thënë se raketat do të binin mbi të nëse ai do të fillonte përsëri një luftë në shkallë të plotë në Liban. Në vitin 2024, Izraeli vrau paraardhësin e Qassem, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në një periferi të Bejrutit, i cili ishte kulmi i një konflikti që filloi kur Hezbollahu hapi zjarr ndaj pozicioneve izraelite në kufi, duke mbështetur Hamasin palestinez.

Hezbollahu emëroi Qassem, i cili kishte qenë një figurë e lartë në organizatë për më shumë se 30 vjet, si udhëheqësin e saj të ri një muaj pas vrasjes së Nasrallah. Grupi u formua në vitin 1982 nga luftëtarë myslimanë shiitë në Liban dhe u mbështet nga Garda Revolucionare e Iranit për të luftuar pushtimin e atëhershëm izraelit të Libanit jugor.

Naim Qassem lindi në vitin 1953 në Kfar Kila në Libanin jugor. Ai ishte një nga anëtarët e parë të Hezbollahut dhe luajti një rol të madh në formësimin e ideologjisë së tij. Ai ishte pjesë e një grupi figurash me ndikim, përfshirë Abbas al Mousaoui, Subhi al Tufaili, Mohammad Yazbek, Ibrahim Amin al Sayyed dhe Hassan Nasrallah, të cilët ndihmuan në themelimin e Hezbollahut.

Qassem e filloi udhëtimin e tij politik në vitet 1970 me Lëvizjen Amal të Imam Musa al Sadr dhe ishte gjithashtu i përfshirë në themelimin e Lëvizjes së të Shpërfillurve. Ai përfundoi një diplomë në Kimi nga Universiteti Libanez, ndërsa ndoqi edhe studime fetare nën Ajatollah Mohammad Hussein Fadlallah.

hezballoh izrael qassem

Lini një Përgjigje