
Kriminelët kibernetikë janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të aksesuar telefonat dhe për të marrë të dhëna personale, për të vjedhur ose zhvatur para.
Policia Kombëtare Hollandeze paralajmëron një nga taktikat e zakonshme që përdor krimi kibernetik dhe jep rekomandime se çfarë të bëni nëse bini viktimë e këtij lloj mashtrimi në internet.
Nëse telefoni juaj celular fillon të sillet në mënyrë të çuditshme dhe të pazakontë, si përshembull nuk mund të lidheni me internetin ose të bëni telefonata , ju mund të jeni viktimë e një mashtrimi në internet. Në një rast të tillë, është mirë të kontrolloni menjëherë llogarinë tuaj bankare, sepse kriminelët kibernetikë mund të përpiqen t'ju vjedhin paratë.
Sipas Policisë Kombëtare, "klonimi i kartave SIM është një nga format më të zakonshme të mashtrimit kibernetik".
Policia Kombëtare raporton se kriminelët kibernetikë marrin informacione personale duke përdorur teknika të ndryshme, të tilla si phishing, sulme malëare ose monitorim të rrjeteve sociale. Me këto metoda arrijnë të kopjojnë kartën SIM dhe ta instalojnë në një pajisje tjetër.
Sapo mashtruesit dixhital të kenë akses dhe kontroll mbi numrin e telefonit celular , ata mund të vjedhin të gjithë informacionin e ndjeshëm si fjalëkalimet dhe aksesin në shërbimet bankare në internet. Me këtë kontroll ata mund të bëjnë transferta në llogaritë e organizatës kriminale apo edhe të aplikojnë direkt për kredi, paralajmëron Policia Kombëtare.
Por si mund ta mund ta kuptni se jeni viktima?
Kriminelët kibernetikë paraqiten si SEPE për të fituar akses në informacionin personal dhe bankar të viktimave të tyre.
Shenja e parë kryesore që mund të jeni viktimë e këtij lloj mashtrimi është se nuk do të jeni në gjendje të bëni telefonata ose të dërgoni mesazhe me tekst gjatë klonimit të kartës SIM. Kjo ndodh kur mashtruesit kanë çaktivizuar SIM-in tuaj dhe po përdorin numrin tuaj të telefonit.
Ju mund ta marrni vesh se jeni viktimë kur ofruesi juaj i telefonit ju njofton se karta SIM ose telefoni juaj është aktivizuar në një pajisje tjetër , d.m.th. ju paralajmërojnë për aktivitete diku tjetër.
Nëse të dhënat tuaja të hyrjes nuk funksionojnë më për llogaritë tuaja bankare dhe të kartës së kreditit dhe nuk mund t'i aksesoni më ato, duhet të kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të kontrolluar që nuk keni qenë viktimë e mashtrimit.
Lini një Përgjigje