TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2025, 15:20

Alarm në Belgjikë/ Një person i armatosur tenton të hyjë në zyrat e Kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti
Alarm në Belgjikë/ Një person i armatosur tenton të

Një person i armatosur me thikë është arrestuar në Bruksel, teksa tentoi të hynte në zyrat e Kryeministrit të Belgjikës.

Madje, kanë nisur hetimet për të bërë të ditur motivet e tij.

Kryeministri belg Alexandre De Croix ishte jashtë zyrës në momentin e incidentit, i cili për fat të mirë nuk shkaktoi asnjë lëndim, por ai është "shumë i tronditur", sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga AFP.

“Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, shtoi zëdhënësi. Personi u dërgua në komisariat, tha ai për gazetën Le Soir.

Vetë De Cro, në postimin e tij në “X”, theksoi se po “monitoron nga afër situatën” dhe deklaroi se “është i lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje