TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2025, 12:13

Tërmeti 4.6 ballë lëkund Greqinë, mësoni ku ishte epiqendra

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti 4.6 ballë lëkund Greqinë, mësoni ku ishte

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës me qendër në zonën detare pranë Ilias.

Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47 me epiqendër 2 kilometra në perëndim të Giannitsochori, Ilia.

Thellësia fokale u vlerësua në 15.5 kilometra.

Në fillim Instituti Gjeodinamik foli për një epiqendër 4 kilometra në perëndim Veri-Perëndim të Giannitsochori Ilia dhe një pikë qendrore në 5 kilometra.

Sipas patrisneës lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim tek banorët e Ilias, por deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Ekspertët po monitorojnë evoluimin e aktivitetit sizmik, ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.

Lini një Përgjigje