TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 19:04

Negociatat SHBA-Iran kanë ngecur, Teherani mbushet me pankarta anti-amerikane (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat SHBA-Iran kanë ngecur, Teherani mbushet me pankarta
Një tabelë reklamuese rreth Ngushticës së Hormuzit në anë të një ndërtese në Teheran, Iran, të mërkurën.

Fotografitë e bëra sot në Teheran tregojnë tabela reklamash, murale dhe postera pro-regjimit iranian në të gjithë qytetin, disa prej të cilave i referohen mbylljes së Ngushticës së Hormuzit dhe një tjetër që shkruan në anglisht: "Poshtë SHBA-ja".

Negociatat SHBA-Iran kanë ngecur, Teherani mbushet me pankarta
Një murali anti-amerikan në një ndërtesë në Teheran

Kujtojmë se negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t'i dhënë fund luftës mbeten të pasigurta dhe të brishta, pasi një armëpushim dy-javor është zgjatur nga Presidenti Trump me kërkesë të Pakistanit, por pa marrëveshje të plotë.

Bisedimet e reja të planifikuara në Islamabad janë në pikëpyetje, pasi Irani ka shprehur dyshime të forta për pjesëmarrje, duke akuzuar SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe për presion ushtarak, veçanërisht pas sekuestrimit të një anijeje iraniane nga forcat amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit.

Negociatat SHBA-Iran kanë ngecur, Teherani mbushet me pankarta
Një pankarte gjigante ku shkruhet; "Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur" në Sheshin e Revolucionit në Teheran.

Çështjet kryesore që pengojnë progresin përfshijnë programin bërthamor të Iranit, praninë e tij rajonale, kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit dhe bllokadën detare amerikane, e cila ka bllokuar trafikun detar dhe ka lënë mijëra ekuipazhe anijesh të bllokuara në Gjirin Persik.

Negociatat SHBA-Iran kanë ngecur, Teherani mbushet me pankarta
Në sfondin mbrapa një pankarte që përmban një imazh të Udhëheqësit të ndjerë Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkohë, Irani ka reaguar me sekuestrimin e anijeve të tjera, duke rritur tensionet dhe duke e bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme para skadimit të plotë të armëpushimit.

shba irani

Lini një Përgjigje