TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 18:39

Misteri i vdekjes së Klaudio Myrtajt në Itali, gjykata arkivon dosjen; ngjarja ende pa autor!

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i vdekjes së Klaudio Myrtajt në Itali, gjykata arkivon dosjen;
Klaudio Myrtaj

Autoritetet italiane kanë mbyllur hetimet për vdekjen e 34-vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj, duke përjashtuar përfundimisht mundësinë e një vrasjeje. Vendimi është marrë nga gjyqtarja e hetimeve paraprake, e cila hodhi poshtë kërkesën e familjes për vijimin e hetimeve.

Myrtaj u gjet i plagosur rëndë më 4 nëntor 2023 në oborrin e bashkisë në Vernante dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Sipas prokurorisë, bëhej fjalë për një të shtënë të vetme, e cilësuar si e pasaktë dhe pa elementë që të tregojnë për një sulm të qëllimshëm.

Hetimet u mbështetën në prova teknike, përfshirë pozicionin e trupit, i cili u gjet shumë pranë murit, një rrethanë që sipas ekspertëve e bën të pamundur praninë e një agresori pa lënë gjurmë. Për këtë arsye, u përforcuan dy hipoteza kryesore: aksident ose akt i vullnetshëm.

Familja e viktimës kundërshtoi mbylljen e çështjes, duke ngritur dyshime mbi disa prova, përfshirë armën e krimit, një pistoletë kalibri 22 e gjetur më vonë në vendin e punës së Myrtajt. Arma ishte pa gjurmë gishtash dhe mbahej në mënyrë të paligjshme.

Në të njëjtin ambient u gjetën edhe armë të tjera, municione dhe një silenciator i improvizuar, për të cilat punëdhënësi i viktimës është shpallur fajtor. Megjithatë, këto elementë nuk u konsideruan të mjaftueshëm për të ndryshuar përfundimin e hetimeve.

Me vendimin e gjykatës, çështja konsiderohet e mbyllur nga ana ligjore, duke lënë pas një ngjarje pa autor të identifikuar dhe pa prova për vrasje. Megjithatë, dyshimet e familjes dhe rrethanat e paqarta vijojnë të mbeten të hapura në opinionin publik.

klaudio myrtaj itali

Lini një Përgjigje