
Procesi i rekrutimit të spiunëve shpesh zhvillohej përmes takimeve në restorante, bare dhe madje edhe palestra.
Një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, James Olson, deklaroi për rrjetin mediatik “CNBC”, se rekrutuesit e CIA-s prej kohës po joshin qëllimisht rusët dhe shtetas të kombësive të tjera si pjesë e procesit të tyre rutinë të rekrutimit të spiunëve, për t'i bindur ata të tradhtojnë vendin e tyre.
Këto individë shtoi më tej zyrtari i inteligjencës, përdoren si informator të brendshëm të cilët më pas përcjellin rregullisht të dhëna të vlefshme për luftën.
“Rekrutuesit e CIA-s punojnë për të krijuar atë që ata e përshkruajnë si "miqësi të rreme" me tradhtarë dhe informatorë të mundshëm të synuar dhe kërkojnë të zbulojnë nevojat, dëshirat dhe aspiratat e tyre në mënyrë që t'i bëjnë ata të transmetojnë rregullisht informacione të ndjeshme rreth tyre”, tha ish-shefi i kundërzbulimit të CIA-s, James Olson, në një intervistë për CNBC, në serinë e re me shtatë pjesë të rrjetit mbi operacionet e spiunazhit.
Procesi i rekrutimit dhe nënshtrimit të burimeve nga vende të tjera mësohet sistematikisht në një qendër sekrete trajnimi të CIA-s pranë Williamsburg, Virxhinia e njohur për breza si "Ferma", thuhet në program.
Procesi i rekrutimit të spiunëve shpesh zhvillohej përmes takimeve në restorante, bare dhe madje edhe palestra, shtoi Olson.
Olson shërbeu në CIA për 31 vjet, duke përfshirë një turne në Moskë gjatë Luftës së Ftohtë, sipas programit.
Lini një Përgjigje