
Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar pezullimin e platformës X së Elon Musk.
Gjyqtari Alexandre de Moraes njoftoi Agjencinë Kombëtare të Telekomunikacionit (Anatel) që të ndërpresë rrjetin social në të gjithë territorin e Brazilit brenda një maksimumi 24 orësh. Kompanitë si Apple dhe Google do të kenë 5 ditë kohë për të hequr aplikacionin X nga dyqanet e tyre online.
Vendimi vjen pasi 'X', nuk përmbushi një afat të caktuar nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor në vend. Alexandre de Moraes urdhëroi "pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë" të platformës së mediave sociale derisa ajo të përmbushë të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat ekzistuese.
Pas këtij vendimi, Elon Musk tha se "fjala e lirë është themeli i demokracisë dhe një pseudo-gjyqtar i pazgjedhur në Brazil po e shkatërron atë për qëllime politike".
Lini një Përgjigje