Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi disa muaj më parë ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare pasi vuante nga leuçemia.
Ai la pas një pasuri marramendëse, e cila është komentuar shumë se si do të ndahet. Sipas gazetës italiane 'Corriere della Sera' mësohet se së fundmi duket se është ndarë pasuria e ish-kryeministrit italian, përfshirë këtu kompanitë, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, arti dhe likuiditet.
Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi tani mund të quhen me plot gojën miliarderë.
Pasuritë e paluajtshme të Silvio Berlusconi kanë një vlerë prej rreth 700 milionë euro, duke përjashtuar këtu jahtet dhe pikturat e shumta të blera ndër vite ish-kryeministri.
Marina dhe Pier Silvio do të kenë afërsisht 53% të aseteve të Fininvest, ndërsa Barbara, Eleonora dhe Luigi morën pjesën e mbetur të pasurisë.
Përsa i përket ish-bashkëshorteve, mësohet se Berlusconi i ka përjashtuar nga testamenti.
Lini një Përgjigje