TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2023, 11:27

Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore, dyshohet se është helmuar sërish

Shkruar nga Pamfleti
Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore, dyshohet

Gjendja shëndetësore e disidentit rus Alexei Navalny po përkeqësohet dita-ditës. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e tij, Kira Yarmish në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se nuk përjashtojnë mundësinë që gjatë kohës në burg ai mund të jetë helmuar.

“Në 15 ditët e fundit në izolim kreu i opozitës ruse në burg që nga janari i vitit 2021, ka humbur 8 kilogramë. Kur Alexei e pyet se nga çfarë vuante, mjeku i burgut u përgjigj duke u tallur se është sezoni i pranverës tani dhe të gjithë kanë alergji. Nuk përjashtojmë mundësinë që gjatë gjithë kësaj kohe në burg ai mund të jetë helmuar, duke i përkeqësuar shëndetin pak e nga pak,” tha ajo.

Vetë Navalny, denoncoi ditën e djeshme në një mesazh në Twitter, kufizimet e vazhdueshme që kishte gjatë kohës që ishte në burg. Ndër këto, ndalimi për të ecur jashtë qelisë pasdite, thelbësor për shëndetin dhe për të shijuar pak dritën e diellit, që mungon në orën shtatë të mëngjesit në të ftohtë dhe pothuajse në errësirë. Ata reduktuan edhe kuotën ditore të parave për të blerë diçka nga brenda burgut.

navalny

Lini një Përgjigje