TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2023, 09:09

Donald Trump sulmon Macron: Iu nënshtrua Kinës!

Shkruar nga Pamfleti
Donald Trump sulmon Macron: Iu nënshtrua Kinës!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Emmanuel Macron për servilosje ndaj liderit kinez Xi Jinping pas vizitës së presidentit francez në Pekin, gjatë një interviste për rrjetin televiziv Fox News.

Macron është kritikuar për shkak të qëndrimit të tij në të cilin ai i bëri thirrje Bashkimit Europian që të mos ndjekë as rrugën e Amerikës dhe as të Kinës, veçanërisht për çështjen e Tajvanit, pas kthimit të tij nga Azia.

Macron, i cili është miku im, shkoi në Kinë dhe iu servilos Xi Jinping”, pohoi ish-presidenti Trump.
Ish-presidenti fajësoi administratën e pasardhësit të tij demokrat, Joe Biden, për dobësimin e rolit udhëheqës të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, deri në atë masë sa po humbet mbështetjen e aleatëve të saj tradicionalë.

Administrata e Biden është përpjekur të çtensionojë situatën, duke pohuar se marrëdhëniet dypalëshe me Francën janë të shkëlqyera. Përballë reagimeve, presidenca franceze mbrojti qëndrimin e Macron, duke gjykuar se duhet dëgjuar “zëri i veçantë” i Europës.

donald trump

Lini një Përgjigje