
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Nato bën thirrje gjithashtu që palët të vetëpërmbahen dhe të mos përshkallëzojnë situatën.
“Ne dënojmë përshkallëzimin e Iranit brenda natës dhe bëjmë thirrje për përmbajtje dhe gjithashtu po monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, në një reagim në platformën X.
Më tej, theksoi se është me rëndësi dhe jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit.
Lini një Përgjigje