TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2024, 19:34

Sulmi në Izrael, BE mesazh Iranit: Mos provokoni përshkallëzim të situatës!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Izrael, BE mesazh Iranit: Mos provokoni përshkallëzim

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell, ka reaguar lidhur me sulmin iranian kundër Izraelit.

Ai ka bërë thirrje që të palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzim të situatës së konfliktit.

“Në emër të shteteve anëtare të BE-së unë dënoj sulmet iraniane kundër Izraelit dhe u bëj thirrje të gjithë palëve të tregojnë përmbajtje maksimale. Kam biseduar me ministrin e Jashtëm iranian Abdollahian për t’i përcjellë gjithashtu të njëjtat mesazhe dhe për t’i kërkuar Iranit të mos provokojë një përshkallëzim”, ka thënë më tej Borell.

Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael, 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje gjithashtu për një takim “të jashtëzakonshëm” me ministrat e punëve të jashtme të BE-së. Takimi do të mbahet ditën e martë (16 prill), ku në fokus ka sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Objektivi ynë është të kontribuojmë në de-përshkallëzimin dhe sigurinë e rajonit”, shkruan Borrell në një postim në platformën X.

 

Lini një Përgjigje