
Mbi 428 mijë përdoruese të platformës “X” u bënë pjesë e sondazhit, ku 83,3 për qind ish pro propozimit të Elon Musk
Miliarderi Elon Mosk ka hedhur idenë e krijimit të një partie të re në SHBA, pas prishjes së marrëdhënieve me presidentin Donald Trump. Pak minuta pas përplasjes në distancë me Trump, Elon Musk postoi në profilin e tij një sondazh ku pyeste 200 milionë ndjekësit e tij nëse ishte koha për të krijuar një parti të re në SHBA.
“A ka ardhur koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë që përfaqëson realisht 80% të popullsisë në mes?”, pyet Musk në Sondazhin e tij i cili u pa nga 2,6 milionë përdorues në më pak se një orë.

Mbi 428 mijë përdoruese të platformës “X” u bënë pjesë e sondazhit, ku 83,3 për qind ish pro propozimit të Elon Musk dhe 16,7 për qind ishin kundër. Shifrat e sondazhit vazhdojnë të ndryshojnë me shpejtësi dhe do të mbetet i hapur edhe për 23 orë të tjera.
Is it time to create a new political party in America that actually represents the 80% in the middle?
— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025
Në përfundim, me shumë gjasa Musk do të ndërmarrë hapat për të krijuar partinë më të re në SHBA. Kjo për shkak se Musk njihet për veprime të tilla të cilat ai thotë se i lë në dorë të popullit. Miliarderi bërë të njëjtën gjë kur bleu “Twitterin”, ai krijoi një sondazh ku pyeste përdoruesit nëse duhej të linte pozicionin e tij si drejtues i Twitter, shumica votuan "PO". Ai më pas deklaroi se do të hiqte dorë nga ky poziion sapo të gjente një zëvëndësues.

Duke parë këtë marrëdhënie të tij me ndjekësit, krijimi i një partie të re duket më pranë se kurrë.
Lini një Përgjigje