
Pak më parë pamë që kancelari gjerman Merzin, i dhuroi presidentit Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij në takimin te zyra ovale.
Por kush ishte në të vërtetë Friedrich Trump?
Ne e dimë që gjyshi i Trumpit në vitin 1869, në qytetin bavarez të Karllstadt, i cili atëherë ishte pjesë e Mbretërisë së Bavarisë.
Ai emigroi në SHBA në vitin 1885 - thuhet se për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak - dhe u vendos fillimisht në Nju Jork, i cili në atë kohë po përjetonte një fluks të madh emigrantësh gjermanë.
Disa vite më vonë, ai u drejtua në perëndim gjatë Ethes së Arit në Klondike, drejt Territorit të Yukonit të Kanadasë, duke drejtuar restorante dhe hotele që u shërbenin minatorëve të arit.
Më vonë ai u kthye në Gjermani në vitin 1901, por u dëbua dhe u kthye në SHBA me gruan e tij të atëhershme, Elisabeth Christ.
Atje, ai filloi të ngrinte perandorinë e pasurive të paluajtshme që e bëri familjen të famshme dhe që më vonë u zgjerua nga djali i tij Fred - babai i presidentit.
Friedrich Trump vdiq në vitin 1918 gjatë pandemisë së gripit spanjoll. Fredi ishte tre vjeç.
Lini një Përgjigje