
Një tornado ka përfshirë Misurin juglindor në SHBA, gjatë natës së shkuar, ku raportohet se kanë humbur jetën 4 persona deri më tani.
Shumë njerëz të tjerë janë shpallur të zhdukur ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke zhvilluar operacione shpëtimi pasi tornado përfshiu Misurin juglindor gjatë natës.
Zyrtarët njoftuan se policia lokale dhe ekipet e patrullimit të autostradës shtetërore po ndihmonin në përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit në qarkun Bollinger. Numri i saktë i viktimave është ende i paqartë, thanë autoritetet.
Ndërkohë pjesa më e madhe e Misurit jugor dhe qendror mbetet nën vëzhgimin e tornadove deri në orën 11:00 me kohën lokale (17:00 GMT). Banorët që dolën herët në mëngjes të mërkurën për të vëzhguar dëmet gjetën pemë të rrëzuara në makina dhe çati të shkëputura nga shtëpitë. Tornado ndodhi pak para orës 04:00, thanë zyrtarët.
Një banor tha se u zgjua pikërisht në kohën kur stuhia pushtoi shtëpinë e tij dhe i kërkoi familjes së tij që të fshihej shpejt në banjë. Shkatërrimi vjen pasi një tjetër stuhi deri më tani ka vrarë të paktën 30 njerëz dhe vazhdon të godasë rajonin, duke shkaktuar dhjetëra tornado dhe stuhi të forta.
Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara – që shtrihet nga Teksasi në rajonin e Liqeneve të Madhe do jenë të përfshira nga tornadot sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Ka pasur më shumë se 80 tornado të raportuara që nga 31 marsi, tha shërbimi i motit.
Lini një Përgjigje