TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2023, 19:51

Moti i keq në Bullgari 'paralizon' qarkullimin, mijëra familje pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Bullgari 'paralizon' qarkullimin, mijëra

Më shumë se 1000 rajone në Bullgari mbetën pa energji elektrike gjatë fundjavës për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të borës, të cilat sollën probleme në transport.

Sipas mediave të huaja, në Sofje, energjia elektrike u ndërpre në pjesët jugore të qytetit për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë. Pjesët verilindore të vendit u prekën më shumë nga reshjet e mëdha të borës për muajin nëntor.

Katër rajone kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa disa rrugë të vendit ishin të pakalueshme për shkak të borës së madhe dhe pemëve të rëna.

Në të njëjtën kohë, trenat e pasagjerëve nga Varna në Sofje u ndaluan për shkak të linjave të dëmtuara të energjisë. Në aeroportin e Varnës janë anuluar shumë fluturime ndërkombëtare, ndërkohë që vonesa ka edhe transporti ajror në aeroportin e Sofjes.

Lini një Përgjigje