
Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një konferencë për mediat, pas lirimit të 17 pengjeve nga robëria në Gaza, përfshirë një vajzë 4-vjeçare amerikano-izraelite.
Kryqi i Kuq mori 17 pengje të dielën, duke përfshirë izraelitë dhe shtetas të huaj, konfirmoi ushtria izraelite. Tridhjetë e nëntë palestinezë do të lirohen më vonë sot, tha Katari, në shkëmbimin e tretë të tillë të një armëpushimi katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit.
Biden e nisi fjalimin e tij duke shprehur gëzimin e tij për lirimin e 4-vjeçares amerikano-izraelite.
“Avigail Idan, e cila mbushi katër vjeç ndërsa ishte në robëri, kaloi ditëlindjen e saj... teksa mbahej peng nga Hamasi. Sot ajo është e lirë, dhe Jilly dhe unë, së bashku me kaq shumë amerikanë, po lutemi për faktin që ajo do të jetë mirë. Ajo që ajo duroi është e paimagjinueshme", tha Biden teksa shtoi se Avigail ka kaluar një traumë të tmerrshme.
Biden theksoi gjithashtu sse administrata e tij do të punojë për të "zgjatur marrëveshjen" që ka sjellë lëshimet dhe ka parë një pauzë të përkohshme në luftimet në Gaza.
“Lirimet e sotme të pengjeve vijnë si rezultat i diplomacisë intensive të SHBA. Ne vazhdojmë të bëjmë presion dhe presim që edhe amerikanë të tjerë të lirohen. Ne nuk do të ndalojmë së punuari derisa çdo peng të kthehet te të dashurit e tyre", tha ai.
Lini një Përgjigje