
Pavarësisht dyshimeve se Hamasi nuk do të lironte pengje ditën e sotme, forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë pohuar pak minuta më parë se 13 pengje izraelitë dhe 4 të huaj janë transferuar në Kryqin e Kuq.
Sipas raportimit nga ushtria Izraelite, ky informacion bazohej nga të dhënat që i ishin transmetuar nga Kryqi i Kuq, i cili ka marrë përsipër që të bëjë ndërmjetësin në transportimin dhe këmbimin e pengjeve mes dy vendeve.
Hamasi ka thënë se i ka dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë, tre shtetas tajlandezë dhe një rus.
Më pas ata do të transferohen nga siguria egjiptiane për t’iu dorëzuar palës izraelitet dhe do të transferohen me avion në një bazë izraelite.
Ndërkohë këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha më herët se zgjatja e armëpushimit 4 ditor varet nga Hamasi.
Ai theksoi se Izraeli ka qenë shumë i qartë për këtë marrëveshje dhe është i gatshëm për vazhdojë pauzën për çdo ditë që Hamasi liron pengje të tjerë. Pra gjithçka mbetet në dorë të Hamasit, nëse ata nuk zbatojnë marrëveshjen, përgjegjësia mbetet e tyre.
Lini një Përgjigje