TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2023, 16:07

"Pauza humanitare nuk është armëpushim", paralajmëron ministri izraelit: Do të shkatërrojmë Hamasin për të mirën e njerëzimit!

Shkruar nga Pamfleti

"Pauza humanitare nuk është armëpushim",

Amichai Chikli tha për BBC se nuk mund të ketë armëpushim dhe nuk do të ketë armëpushim me një organizatë terroriste si Hamasi.

Ministri i Izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale ka deklaruar se pauza humanitare e dakordësuar mes palës së tij dhe Hamasit nuk është një armëpushim i përhershëm.

Amichai Chikli tha për BBC se nuk mund të ketë armëpushim dhe nuk do të ketë armëpushim me një organizatë terroriste si Hamasi.

Ai shtoi se Izraeli është i përkushtuar të shkatërrojë Hamasin “jo vetëm për hir të Izraelit, por për hir të njerëzimit”.

“Ideologjia e Hamasit është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ne mund të shohim se si kjo frymëzoi mizoritë e 7 tetorit duke përfshirë masakrat dhe përdhunimet."-tha Amichai Chikli.

Lini një Përgjigje