TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2023, 21:45

Moti ekstrem pushton Kroacinë/ Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shkaktojnë dëme dhe viktima

Shkruar nga Pamfleti

Moti ekstrem pushton Kroacinë/ Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat

Ndërkohë që e gjithë Evropa është përfshirë nga një valë ekstreme të nxehti, Koracia është goditur ditën e sotme nga një stuhi e fuqishme, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka marrë 3 jetë njerëzish.

Sipas asaj që raportohet dy burra kanë vdekur në Zagreb si pasojë e stuhisë që e ka goditur kryeqytetin e Kroacisë në pasditen së mërkurës. Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente, ka thënë se 2 burrat kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve.

Ndërkohë që tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë. Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviç u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thërrasin shërbimet e emergjencës vetëm në rast urgjence, pasi linjat janë bllokuar.

Stuhia, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka zgjatur rreth 20 minuta.

kroaci moti ekstrem

Lini një Përgjigje