TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2023, 21:30

Dalja e Rusisë nga marrëveshja e grurit, Putin i jep një mundësi Perëndimit: Nëse plotësoni kushtet tona, rikthehemi në tryezën e bisedimeve

Shkruar nga Pamfleti

Dalja e Rusisë nga marrëveshja e grurit, Putin i jep një

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia do të kthehej “menjëherë” në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi nëse të gjitha kushtet e saj për ta bërë këtë do të përmbusheshin.

Kreu i Kremlinit fajësoi vendet perëndimore për një marrëveshje “plotësisht të shtrembëruar”, e cila skadoi këtë javë. Pakti u ndërmjetësua nga OKB vitin e kaluar në përgjigje të krizës globale të ushqimit të përkeqësuar nga pushtimi rus.

Moska tha se u largua nga marrëveshja sepse kërkesat e saj për të përmirësuar eksportet e drithërave dhe plehrave kimike të saj nuk u plotësuan nga perëndimorët.

Komentet e Putinit erdhën pasi ministria ruse e mbrojtjes tha se Moska do t’i konsideronte të gjitha anijet që shkojnë në portet e Ukrainës si transportuese të mundshme të pajisjeve ushtarake, duke nënkuptuar se ato mund të kthehen në objektiva për t’u sulmuar.

putin marrëveshja grurit

Lini një Përgjigje