
Një video e re ka qarkulluar në internet, në të cilën shfaqet kreu i ushtrisë mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili ishte larguar nga syri publik që prej rebelimit të dështuar ndaj Moskës.
Në pamjet e reja Prigozhin shfaqet duke mirëpritur ushtarët e tij në Bjellorusi, ndërsa dëgjohet duke u thënë se me stërvitjen e tyre do ta shndërrojnë ushtrinë bjelloruse në “të dytën më të fuqishme në botë”.
Ai dëgjohet të thotë se njerëzit e tij do të qëndrojnë në Bjellorusi për disa kohë, ndërsa u shpreh se ajo që po ndodh në vijën e frontit në Ukrainë është një “turp” ku Wagner nuk do marrë pjesë.
Videoja është xhiruar në errësirë dhe është e mundur vetëm të shihet se si dukej profili i Prigozhin.
Vendndodhja e Prigozhin ka qenë objekt diskutimi që kur themeluesi i grupit ushtarak privat udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë ruse muajin e kaluar.
Rebelimi u ndal pasi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri dhe tha se luftëtarët e Wagner mund të strehoheshin në Bjellorusi.
+
⚡️Video released by Prigozhin showing thousands of Wagner troops supposedly in Belarus. pic.twitter.com/Usujv5jarF
— War Monitor (@WarMonitors) July 19, 2023
Lini një Përgjigje