TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2023, 15:57

Kina injoron thirrjet e Perëndimit për të braktisur Rusinë, ushtria e Xi-Jinping nis përgatitjet për stërvitje të përbashkët me Moskën

Shkruar nga Pamfleti

Kina injoron thirrjet e Perëndimit për të braktisur Rusinë,

Pavarësisht presioneve nga Perëndimi, Kina nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë madje ajo po përgatitet për të mbajtur një stërvitje të përbashkët ushtarake me të.

Agjencia e lajmeve shtetërore kineze Xinhua ka njoftuar se stërvitja përfshin më shumë se 10 anije dhe mbi 30 avionë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Xinhua nuk dhanë detaje, por stërvitjet besohet se do zhvillohen në pjesë të Detit të Japonisë në ditët në vijim.

Kina e ka mbështetur Rusinë dhe ka kundërshtuar SHBA-në për pushtimin e Ukrainës në forumet ndërkombëtare, por megjithatë ka thënë se nuk do t’i japë armë asnjërës palë në luftë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes të mërkurën, anijet kineze, duke përfshirë shkatërruesit e raketave Qiqihar dhe Guiyang, luftë-anijet Zaozhuang dhe Rizhao dhe anija e furnizimit Taihu, bashkuan forcat me homologët e tyre rusë në mesditë. Raporti përmend gjithashtu se anijet kineze mbanin katër helikopterë.

Në marinën ruse përfshihen luftë-anijet Gromkiy dhe Otlichnyy, të cilat janë ekspozuar dhe kanë pritur vizitorë për një javë në qendrën financiare të Shangait, qyteti më i madh dhe porti më i madh i Kinës.

Stërvitjet e përbashkëta thuhet se fokusohen në komunikimet anije-anije, manovrimin në formacion, si dhe kërkim-shpëtimin detar.

kina rusia xi jinping

Lini një Përgjigje