Rusia padyshim është duke buzëqeshur tani, teksa sheh rezultatet e zgjedhjeve të BE-së dhe skifterët e Putinit kanë hapur shampanjën për të festuar humbjen e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.
Vendimi tronditës i presidentit francez Emmanuel Macron për të thirrur një zgjedhje parlamentare pas humbjes dërrmuese të partisë së tij në sondazhet e BE-së, si dhe suksesit të së djathtës ekstreme në vendet në të gjithë kontinentin, është bërë lajm kryesor në mediat e Europës por edhe më gjërë.
“Duket se shumica në fakt do të jetë pro-evropiane dhe pro-ukrainase.”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit , Dmitry Peskov i cili komentoi në mënyrë lakonike rezultatet paraprake të zgjedhjeve evropiane .
“Por me kalimin e kohës, partitë e krahut të djathtë do të shkelin gishtat e tij”, shtoi ai.
Propaganda e Moskës duartrokiti humbjen e dy forcave politike përgjegjëse për pjesën më të madhe të mbështetjes.
Ndërkohë presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin deklaroi se “ata janë turpi i Evropës”, duke iu referuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Ai komentoi rezultatet e zgjedhjeve evropiane me këto fjalë: “Macron dhe Scholz humbën mjerisht."
‘Ata e meritojnë atë’. Ishte një tjetër reagim ndaj rezultatit të votimit evropian që erdhi nga Valentina Matvienko, udhëheqësja e fuqishme e Këshillit të Federatës, Dhoma e Lartë e Parlamentit rus.
Ndërsa Marat Bashirov, i vetëshpallur kryeministër i Republikës Popullore të vetëquajtur Lugansk në Donbass të Ukrainës në 2014 dhe tani profesor në Shkollën e Lartë të Ekonomisë në Moskë ishte gjithashtu ndër të parët që u gëzua.
Analisti pro-Kremlinit Sergei Markov në mënyrë të ngjashme e lidhi rezultatin francez me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, për të cilin Moska fajëson Perëndimin.
“Shpresoj që Macron ta kuptojë se francezët po e refuzojnë atë për nxitjen e luftës kundër Rusisë në Ukrainë,” tha Markov, një ish-këshilltar i Kremlinit. “Por ndoshta ai do të zgjedhë përshkallëzimin dhe do të nisë një luftë të NATO-s me Rusinë.”
Në qëndrimin e saj paszgjedhor, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS doli në përfundimin se qytetarët evropianë kishin "folur kundër kursit të ndërmarrë nga Brukseli, por ata nuk do të dëgjohen".
Nën Ursula von der Leyen, Komisioni Evropian do të vazhdojë të marrë "masa jopopullore", siç janë bisedimet e pranimit në BE me Ukrainën, dhe të kërkojë mënyra të reja për të sanksionuar Rusinë, shtoi artikulli i TASS.
“Palët që kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë rriten në zgjedhjet e BE-së”, shkroi të hënën platforma mediatike propagandistike RT, e cila është bllokuar nga valët në Evropë.
Media vuri në dukje se kundërshtarja politike e Macron, Marine Le Pen është kundër përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina për të kryer sulme në tokën ruse dhe është shprehur kundër sanksioneve.
Në blogosferën ruse tani po flitet për një "dobësim të bllokut anti-rus" në BE./ Pamfleti
Lini një Përgjigje