TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Qershor 2024, 13:15

“Po më përdor si fitil”, plas sherri mes Macron dhe kryeministrit në Francë pas humbjes së zgjedhjeve europiane

Shkruar nga Pamfleti

“Po më përdor si fitil”, plas sherri mes Macron dhe

Ekstremi i djathtë në Francë, nën drejtimin e 28-vjeçarit Jordan Bardela i mbështetur nga Mari Le Pen, mundi thellë partinë e Presidentit Emmanuel Macron.

Macron u detyrua të shpërndante parlamentin pas rezultateve, ku ekstremi i djathtë siguroi rreth 30% të votave, ndërkohë që forca e Macron mori gjysmën e tyre.

Mediat në Francë kanë zbuluar dhe përplasjet mes kryeministrit të vendit dhe presidentit Macron pas daljes së rezultateve.

Kryeministri Gabriel Attal u përpoq të bindte Macron që të mos e shpërndante Asamblenë Kombëtare dhe në vend të kësaj të pranonte dorëheqjen e tij, të cilën presidenti e refuzoi.

Attal thuhet se i tha presidentit “Unë jam fitili, më përdor si fitil”. Macron u përgjigj: “Jo, ti je personi më i mirë për të drejtuar fushatën”.

35-vjeçari Attal, pritet të jetë personi që do të jetë përballë Jordan Bardella – liderit 28-vjeçar të partisë Rally National të Marine Le Pen.

Duket se këto dy figura të reja politike do të jenë përballë tyre në të ardhmen e afërt për drejtimin e Francës.

Lini një Përgjigje