TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Dhjetor 2025, 07:48

Moska: Jemi gati për të nënshkrujmë një pakt mos-sulmimi me NATO-n dhe BE-në

Shkruar nga Pamfleti
Moska: Jemi gati për të nënshkrujmë një pakt
Vladimir Putin

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia është gati të angazhohet për hartimin e një pakti të ndërsjellë mos-sulmimi me NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Sipas mediave të huaja, Zakharova gjithashtu u shpreh se Rusia është e gatshme t’i formalizojë këto angazhime me shkrim.

“Gatishmëria për të formalizuar ligjërisht mungesën e planeve agresive ndaj NATO-s dhe BE-së në një bazë reciproke është një vazhdim logjik i qasjes parimore të Rusisë”, tha Zakharova.

Deklarata vjen pasi Presidenti Vladimir Putin tha se u informua orët e fundit mbi progresin e bërë në negociatat në Miami nga kryenegociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev.

Sot, si Putin ashtu edhe Zelensky i uruan ‘Krishtlindje të Gëzuara’ Trumpit, të cilin presidenti ukrainas tha se do të donte ta takonte për të diskutuar për Donbasin

Lini një Përgjigje