TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2023, 18:49

“Mjaft më me justifikime boshe”, Kievi thirrje aleatëve për anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në NATO

Shkruar nga Pamfleti

“Mjaft më me justifikime boshe”, Kievi thirrje aleatëve

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i pashmangshëm, pavarësisht zërave kundër që qarkullojnë brenda aleancës.

Në një artikull të gjatë për revistën Foreign Affairs , Kuleba tregoi pse NATO duhet të pranojë Ukrainën dhe u kërkoi anëtarëve që të ndalojnë me "justifikimet" se pse kjo nuk duhet të ndodhë.

Ai tha se Ukraina ka treguar se është "më se e gatshme" për të qenë anëtare dhe se ka shumë për të ofruar. Teksa shtoi se "vullneti politik" i anëtarëve të NATO-s "ka munguar shumë" kur bëhet fjalë për pranimin e Ukrainës në Aleancë.

Kievi ka dëgjuar shumë argumente se pse Ukraina nuk mund të bashkohet, sepse lëvizja rrezikon provokimin e Rusisë për shkak të kufirit të tyre të përbashkët, kjo është për të qeshur. Ndërsa po shkruaj këto rreshta, një sirenë sulmi ajror po bie në Kiev dhe Rusia është në mes të një sulmi disa mujor në qytetin e Bakhmut... kështu që unë kam një përgjigje të thjeshtë për këdo që argumenton se pranimi i Ukrainës në NATO do të provokonte Rusinë: e keni seriozisht?”, shkruan Kuleba.

Ai shtoi se pranimi i Finlandës e cila ndan një kufi me Rusinë në NATO në fillim të këtij muaji tregon më tej pse pretendimi i tyre nuk qëndron. Kuleba vlerësoi mbështetjen e NATO-s për Kievin gjatë luftës, por shtoi se "frika ka turbulluar gjykimin e aleancës" dhe se "strategjia e saj tepër e kujdesshme" mund të ketë "pasoja të rënda".

"Lajmi i mirë është se çdo argument i ri është më i dobët se i fundit. Lajmi i keq është se vazhdimisht humbim kohë duke i përgënjeshtruar ato në kurriz të sigurisë së njerëzve. Ukraina ka nevojë për NATO-n dhe NATO ka nevojë për Ukrainën”, përfundoi Kuleba.

ukraina nato anëtarësim

Lini një Përgjigje