TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2023, 14:53

SHBA i tregon vijën e kuqe Milorad Dodik: Mos guxo të shtysh në konflikt Bosnjën!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA i tregon vijën e kuqe Milorad Dodik: Mos guxo të shtysh në
Milorad Dodik

SHBA kanë reaguar pas deklaratës së bërë nga Milorad Dodik i cili paralajmëroi shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, theksohet në reagimin në Twitter të ambasadës amerikane në Bosnje Hercegovinë.

Dodik u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve perëndimore që të pranojnë qëndrimin se serbët nga Republika Sërpska “nuk mund të jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë”, sepse, siç tha ai, “koncepti i shtetësisë në Bosnje është një projekt anti-serb, që synon të eliminojë popullsinë serbe nga këto zona”.

“Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shekulli i kaluar ishte shekulli i vuajtjes serbe dhe ky shekull do të jetë shekull i bashkimit të serbëve”, tha Dodik, raporton Beta.

Në reagimin e saj ambasada amerikane rendit disa fakte për të kundërshtuar Dodik.

“Republika Srpska është një entitet në BiH. Ai nuk ekziston jashtë Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka të drejtë sipas kushtetutës së BiH që një ent ose ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen ndërsa ai e shtyn BiH drejt konfliktit. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik paralajmëroi mundësinë e shkëputjes nga Bosnjë- Heregovina dhe bashkimin me Serbinë.

Këto deklarata ai i bëri me rastin e ditës së përkujtimit të 700 mijë viktimave të kampit famëkeq të Jasenovacit, në Donja Gradina, ngjarje ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Teksa hoqi paralele mes krimeve të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe atyre në luftën e fundit në Jugosllavi, Dodik, deklaroi se shekulli i kaluar ishte ai i vuajtjes serbe, ndërsa shekulli aktual do të jetë ai i bashkimit të serbëve.

“Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shteti është fjalë kyçe në lirinë tonë dhe prandaj ne duam që qartazi ta themi se nuk ka iluzione apo kërcënim për këdo kur Republika Sërpska shpreh vullnetin e saj popullor për të formuar shtetin e vet, sepse ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë-Hercegovinë, shtet që na shtyp dhe kërcënon liritë tona”, tha Dodik.

 

milorad dodik shba

Lini një Përgjigje