TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2023, 17:42

“Putin përdor sozi gjatë daljeve publike”, Peskov hedh poshtë pretendimet: Të gjitha gënjeshtra, presidenti ynë gëzon shëndet të plotë

Shkruar nga Pamfleti

“Putin përdor sozi gjatë daljeve publike”, Peskov hedh

Kremlini ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe thashethemet se presidenti rus, Vladimir Putin përdor sozitë e tij për daljet publike dhe takimet në zonat e luftës.

Zëdhënësi, Dmitry Peskov hodhi poshtë gjithashtu thashethemet se lideri 70-vjeçar shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke u mbrojtur në një bunker bërthamor.

"Ju ndoshta keni dëgjuar se ai [Putini] ka shumë sozi që punojnë në vend të tij ndërsa ai ulet në një bunker, por kjo është një gënjeshtër. Ju e shihni vetë se si është presidenti ynë: ai gjithmonë ka qenë dhe është mega-aktiv - ata që punojnë pranë tij vështirë se mund të mbajnë të njëjtin ritëm me të. Sigurisht, ai nuk ulet në asnjë bunker. Edhe kjo është një gënjeshtër", tha Peskov.

Kremlini e ka konsideruar gjithashtu të nevojshme të hedhë poshtë në mënyrë të përsëritur spekulimet se Putin është i sëmurë gjatë viteve të fundit.

putin sozi kremlini peskov

Lini një Përgjigje