Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, dha dorëheqjen sot, ndërsa do të përqendrohet në kandidaturën e saj për kryebashkiaken e Parisit, përpara zgjedhjeve të planifikuara për 15 mars.
Dati e paraqiti dorëheqjen e saj me shkrim, në një letër drejtuar Presidentit Emmanuel Macron , tha ajo në një intervistë me kanalin BMFTV.
Zyra e Macron njoftoi se presidenti pranoi dorëheqjen , falënderoi Dati-n për shërbimet që ajo i kishte ofruar popullit francez gjatë dy viteve të fundit dhe shprehu " mbështetjen e tij të plotë " në garën e saj.
Dati konsiderohet favorite për bashkinë e Parisit, sipas institutit të sondazheve Ifop, por ajo do të duhet të presë deri në raundin e dytë, më 22 mars.
Lini një Përgjigje