Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se Donald Trump është “lideri i vetëm perëndimor” që tregon mirëkuptim për pozicionin e Moskës ndaj konfliktit në Ukrainë. Deklarata u bë gjatë fjalës së tij sot në Këshillin e Federatës, raportojnë mediat ruse.
Sipas agjencisë TASS, Lavrov akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian për “verbëri politike të pashpresë”, duke i cilësuar si të vetë-mashtruar me idenë se mund të “kapërcejnë” Rusinë.
Ai theksoi se Moska nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Evropën, por se Rusia do të përgjigjet nëse trupat perëndimore vendosen në territorin ukrainas.
Lavrov foli edhe për takimin e javës së kaluar në Moskë me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, i cili po udhëheq bisedimet për planin e paqes të administratës Trump. Sipas tij, Witkoff theksoi rëndësinë e garantimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Ukrainë si pjesë e çdo zgjidhjeje paqësore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpërthyer në kritika ndaj udhëheqësve evropianë duke i cilësuar ata si të dobët dhe të humbur, por me fjalë të bukura për Putin.
Në një intervistë ekskluzive për “Politico”, Trump e përshkroi Europën si një bashkësi kombesh “në shpërbërje” duke akuzuar udhëheqësit e saj si të “dobët” dhe të paaftë për të marrë vendime të rëndësishme.
Unë mendoj që ka ardhur koha që edhe shtetet e bashkuara të Evropës të kenë një qeveri të përbashkët, një president, po të përbashkët. Evropa të jetë SH. B. E. Një Sh. B. E. e fortë për para Sh. B. A. së dhe përpara Rusisë gjithashtu. Këtë vend ku quhet Evropë përfshirë këtu edhe një pjesë të Ballkanit, atë pjesë ballkanase ku vetë kryetarët e shteteve të Be - së e shohin të arsyeshme ta përfshijnë brënda gjirit të saj, ta drejtojë një qeveri ku të jetë e njëllojtë për të gjithë. Me pak dëshirë dhe vullnet, s'ka problem pse kombet flasin gjuhë të ndryshme, kjo mund të realizohet dhe mund të jetë suksesfull. Faleminderit .
Europa nuk ka qene kurre ne shperberje por ka ruajtur identitetin me kombet e origjines se saj. I vetmi problem jane ca rusosllave qe kane ardhur si nomade e u toleruan dikur. Nga dokumentaret historike mbi 70% e ruseve sllave jane kinezo-mongole-stane aziatike. Me duket se ky problem qendron te ruset qe jane turrurr drejt Europes se si gjithnje historikisht keta racat e verdha te stepave pa fund e shkretetireve nuk mund te jetojne e qyteterohen ne cadra e te udhetojne me kuaj e slita por kuptuan se me Rolls Roice e Mercedes jetohet e udhetohet me kendshem. Qe te mos quhem sharlatan shihni dokumentaret e luftrave boterore e muzhike e sorrollope jane race momgolesh e lloj lloj qelbesirash.