TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Dhjetor 2025, 14:15

Trump: Ukraina nuk do të pranohet kurrë në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Trump: Ukraina nuk do të pranohet kurrë në NATO
Zelensky dhe Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk ka qenë kurrë në konsideratë” dhe se kjo ishte e njohur shumë para përplasjes me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Gjithmonë është kuptuar që Ukraina nuk do të bëhej pjesë e NATO-s, shumë para Putinit. Dhe tani ata insistojnë. Kur Zelensky u takua për herë të parë me Putin, ai tha: ‘Dua dy gjëra: të rikthejmë Krimenë dhe që ne të bëhemi anëtar të NATO-s.’ Dhe nuk e tha shumë në mënyrë të sjellshme. Ai është një shitës i madh,” tha Trump në intervistën për Politico.

Plani i paqes i Trump kërkon që Ukraina të heqë dorë nga përpjekjet për anëtarësim në NATO një kusht që Kievi e ka cilësuar të papranueshëm.

Presidenti amerikan u shpreh po ashtu se ka ardhur momenti që në Ukrainë të mbahen zgjedhje.

“A mendoj se është momenti që Ukraina të mbajë zgjedhje? Po. Mendoj se po. Ka kaluar shumë kohë. Nuk po shkon veçanërisht mirë. Po, mendoj se është momenti. Mendoj se është një moment i rëndësishëm për të mbajtur një zgjedhje”.

Sipas Trump, “ata po e përdorin luftën si një pretekst për të mos mbajtur zgjedhje, por mendoj se populli ukrainas duhet ta ketë këtë mundësi. Dhe ndoshta Zelensky do të fitonte. Nuk e di kush do të fitonte. Por nuk kanë mbajtur zgjedhje prej shumë kohësh. E dini, flasin për demokraci, por arrin një pikë ku nuk është më demokraci”.

 

Lini një Përgjigje